Ky është fundi i erës Berisha. Kështu tha akademiku Pëllumb Xhufi gjatë një interviste në “DritareTV”. Xhufi u shpreh se drejtësia duhet t’i kishte larë me kohë hesapet me Berishën dhe falangat e tij.
Sipas tij, Sali Berisha është përfshirë në afera korruptive dhe krime. Madje profesori i njohur, historiani dhe politikani, Pëllumb Xhufi akuzoi Sali Berishën se i ka futur në afera njerëzit si bëri edhe me familjen e tij. “Në atë kohë pakënaqësitë lindin pse unë dhe jo ti.
Sali Berisha i ka futur në afera njerëzit si bëri edhe me familjen e tij, ose kanë qenë në afera dhe ai i ka ditur. Kur ndonjë i dilte kundër Berisha thoshte shiko se ta kam dosjen në dollap dhe ata e mbyllnin gojën. Dosjet janë bërë palë që nga kontrabanda e naftës, deri tek piramidat, me ’97 dhe pastaj me vrasjet dhe me krimet e tjera”, deklaroi Xhufi.
-Zoti Xhufi, ish-kryeministri Sali Berisha ishte pak ditë më parë në SPAK, a mendon se kemi të bëjmë me një fund të erës së tij?
Ky është fundi i erës Berisha. Ai ka pasur kohën e nevojshme që të krijojë një klasë politike, intelektuale që edhe më 21 janar 2011 dilnin pa pikë turpi dhe thoshin: “Bëri mirë që i vrau njerëzit në bulevard”. Janë intelektualë që i respektojnë dhe i njohim. Këta janë gjithmonë aty, janë në vende pune të lavdërueshme, e ndjekin edhe në këto ditë të fundit, grahmat e fundit të politikanit Sali Berisha.
Për të mos folur për masën e madhe të njerëzve që nuk janë autonomë për të gjykuar për ngjarje dhe që i shkojnë mbas. Të mos mendojmë që ka ikur zoti Berisha. Sali Berisha ka falangat e tij që me to duhet t’i kishte larë hesapet drejtësia me kohë, ashtu si me vetë zotin Berisha. Por ai ende sfidon sistemin gjyqësor sepse është i sigurt, edhe vet kryeministri thotë ne si kemi gjykatat tona dhe prokurorinë tonën.
-Mos i interesonte kryeministrit Edi Rama kjo gjendja në të cilën është tani Berisha?
Atij tani i ka edhe ikur edhe jeta, nuk jetojmë 200 vite, njeriu ka një jetëgjatësi. Njerëz djemtë vajza që ishin të rinj në 1990 që ishin të mirëarsimuar u nxorën përjashta nga të dy krahët edhe nga Sali Berisha që e bëri në mënyrë drastike, por edhe kur erdhi e majta janë lënë mënjan. Kur shkoj Enver Hoxha në vitin 1947 dhe i tha Stalinit po përgatisim kuadronë tonë dhe ata që kemi trashëguar ata do t’i heqim. por, Stalini tha ata s’janë komunist, por ata janë patriot, ata do ikin vet se do mbushin moshën dhe do ikin. Kur e kishte Enveri këtë që shtetin e njihte më mirë se këta që kanë livadhisur këto 30 e ca vite.
-Ju thoni që Sali Berisha ka përgatitur shtresën e vet të intelektualëve, këtë e bëri edhe Enver Hoxha edhe i dolën kundër, këtij si ka mundësi që si dalin kundër?
Në atë kohë pakënaqësitë lindin pse unë dhe jo ti. Sali Berisha i ka futur në afera njerëzit si bëri edhe me familjen e tij, ose kanë qenë në afera dhe ai i ka ditur. Kur ndonjë i dilte kundër Berisha thoshte shiko se ta kam dosjen në dollap dhe ata e mbyllnin gojën. Dosjet janë bërë palë që nga kontrabanda e naftës, deri tek piramidat, me ’97 dhe pastaj me vrasjet dhe me krimet e tjera.
-Mendon se do kemi një vazhdim të berishizmit nga familja e tij?
Nuk besoj se frymëzon njeri edhe pse foltorja është krijuar nga Berisha. Berisha do të ngel një faktor politik dhe ta mbyll skenën politike me thirrjet e tij dhe me energjinë e tij që e humb seriozitetin, sepse si ka lezet një burri të ulëras si ulëriste para disa vitesh. Tani nuk tremb më njeri. Nuk besoj se të jetë më në gjendje të frymëzoj dhe të mobilizoj njerëz. Me ato që kanë ndodhur duhet që të ishin larë me kohë.
-Opozita e re, pra këta të rinjtë që duan të jenë pjesë përdorin të njëjtën gjuhë si Berisha, mendon se është një shkollë që do mbes gjatë, si e sheh?
Është një shkollë me defekte të mëdha. I duket se të emancipohen duke ndenjur me të, dhe duket sikur je i ditur. Kanë defekte të mëdha në vetvete. Duhet thënë edhe ndonjë fakt, por fillon u dhemb koka kur flet për fakte, fillojnë me propagandë pastaj. Duket sikur ne të vjetrit marrim revazh ndaj të rinjve, por jo duhet që ta meritosh atë, përveç faktorit që iu është mbyllur dera. Ti mund të mbarosh edhe me nota të mira dhe të futesh në grupim politik, ti ke një kod zgjedhor, por me para të pista bëhesh edhe deputet. Berisha kur u bë kryeministër e ka bërë republikë kryeministrore, duke i dhënë më shumë pushtet kryeministrit sesa presidentit dhe tani e vazhdon Rama që ka shkatërruar bazat e shteti, sepse u ndryshua kushtetuta dhe kodi elektoral.
-Mos ka dorë edhe kryeministri Edi Rama në këtë, pra që i pëlqen që të jetë Sali Berisha akoma në politikë?
Padyshim. Unë shoh vazhdimësi të qeverisjes. Në lobe mbështetej Berisha dhe në lobe mbështetet edhe Rama. Ti të jesh sa do i mirë nëse nuk bie në syrin e shefit, atëherë e kot, prandaj edhe shumica ikin. Këta bëjnë të njëjtën gjë që ka bërë Berisha kur ishte në pushtet.
-Qeverisë Rama i sheh ndonjë defekt?
Ka shumë defekte në fakt edhe në këtë fushën tonë, ka një mosinteresim duke e lënë shkencën dhe albanologjinë në duar të njerëzve të cilët janë njerëz të paditur. I kanë kthyer institucionet e arsimit të lartë në vatra, ku janë futur njerëz patriak që bëjnë çfarë të duan, duke harruar që paguhen me taksat e këtij populli. Këtu është nëse je në rregull me drejtorin, je në rregull dhe prandaj them që berishizmi nuk ka mbaruar. Se Nano ka thënë janë berishkat pas Berishës, i ke nga e djathta dhe nga e majta. Mora karrige unë dhe tani mund të bëjë ca të dua.
-Kemi një përplasje të kryeministrit Edi Rama me Greqinë për çështjen e Fredi Belerit dhe thuhet se Beleri mund të zgjedh një nga njerëzit e tij që ta përfaqësoj?
Ka rënë biseda edhe një rast tjetër, por Beleri është nën akuzë për vjedhje vote dhe nuk gëzon të drejta të gëzoj edhe pasardhës. Kemi të bëjmë me zona që, Himara ka qenë zonë e mbyllur dhe në Himarë nuk pranojnë njerëz që të vijnë nga Dropulli apo nga zona të tjera. Në këtë histori përgjegjësia është e kryeministrit që të emëroj disk. Në Himarë vinin autobusë provokohej një incident dhe shkonte dosja në Këshillin e Europës që e çonte PD, duke paditur qeverinë se ka vjedhur votat e himariotëve.
Por, lidhur me këtë çështje Rama ka thënë është çështje ligjore dhe po thotë se nuk ka zgjedhje politike. Çudia është si u la ai që të kandidonte kur është i dënuar edhe në Greqi edhe në Shqipëri. Ai nuk duhet fare që të hynte në këtë histori, Berisha e zgjedh përfaqësues të tij. Ne nuk kemi institucione, sepse në Itali zgjidheshin qeveritë çdo 3 muaj deri në vitet 80, por gjykata nuk pyeste rrëzoi një sistem të tërë.
-Kryeministri Edi Rama tha pak kohë më parë se në qoftë puna e anëtarësimit në dorë të Belerit kurrë mos u bëfshim kurrë pjesë e Bashkimit Europian, si ju duket kjo deklaratë?
Në këtë derexhe Europa ose duhet që të ndërroj ose s’ka të ardhshme. BE duhet të që ti ec fjala dhe të mos lejohet që të bëhen lobe, duhen kritere të qarta. Ajo që ka thënë Rama e ka thënë sepse ka dëgjuar biseda dhe është konsultuar me të huajt. Greqia është vend i përkëdhelur, që i njoh dhe krijua si shtet i pavarur me mbështetjen e fuqive të mëdha, Italisë, Francës.
-Është hedhur një ide që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë në Greqi?
Para pak ditësh kreu i partisë opozitare greke SYRIZA priti në një takim një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Greqi dhe midis të tjerave kishte thënë që gjuha shqipe të vendoset si gjuhë e dytë në shkollat greke, me kushtin që edhe greqishtja të vendoset si gjuhë e dytë edhe në Shqipëri. Shqiptarët tani janë mëndjehapur dhe duan gjuhë që t’u hapen portat më gjerë në Evropë edhe italishtja u duket gjë shumë banale, duan të mësojnë anglisht. Që të shkojnë në Evropë, të studiojnë edhe të punësohen. Greqishtja nuk na hap ndonjë portë në Evropë. Kështu që nuk ka pse vendoset gjuhë e dytë. Greqishtja është e domosdoshme për shkencat albanologjike, për historianët.
Por, është një gjuhë që duhet mësuar në universitet, si e kam mësuar unë që na futën të mësojmë greqishten e vjetër që në gjimnaz sepse donim që të bëheshim albanolog dhe më pas edhe greqishten moderne. Kurse në mënyrë masive nuk besoj, ka qenë edhe një propozim për italishten para disa vitesh, por edhe ajo nuk ka shumë interes, sepse duan gjuhë që të çajnë më shumë në jetë. Kur u krijua Greqia ishte i përbërë nga popullsi të ndryshme, kishte shumë shqiptar të ardhur në fund të shekullit 14, por pastaj një valë e fundit ishte ajo e viteve 1990.