Veriu i Austrisë është tronditur nga lajmi se një kryebashkiak është qëlluar për vdekje këtë të hënë.
Sipas mediave të huaja, Franz Hofer, kryebashkiak i Kirchberg ob der Donau, u vra në fshatin Altenfelden në rajonin rural Muhlviertel të Austrisë, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.
Një tjetër person u qëllua për vdekje pak kohë më pas dhe dyshohet se dy vrasjet të kenë të njëjtin autor, i cili sipas policisë është Roland Drexler, 56 vjeç.
Gazeta lokale e lajmeve “Kronen Zeitung”, tregon se i dyshuari i njohur si gjuetar, endet i lirë dhe konsiderohet shumë i rrezikshëm, pasi besohet se është i armatosur.
Zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme, Ulrike Handelbauer, ka treguar për CNN se po zhvillohet një një operacion policor në shkallë të gjerë me helikopterë dhe forca speciale.
Një mosmarrëveshje mbi të drejtat e gjuetisë duket se ka shkaktuar incidentin, shtoi policia.