Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, iu është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme. Ai kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit, 40 orë punë në interes të publikut. Qerimaj ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit deri në dhënien e një vendimi të formës së prerë edhe nga Apeli i Posaçëm..
Ismailaj u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit pasi nuk deklaroi një dënim të marrë në Greqi. Pavarësisht dënimit, ai është shprehur se nuk do të heqë dorë nga mandati i kryebashkiakut, ndërsa vendimin e cilësoi të pa drejtë.
Gjatë leximit të pretencës, prokurori Adnand Xholi kërkoi që dënimi me burg të pezullohet dhe të konvertohet në 150 orë pune në shërbim të komunitetit. Në fund gjykata e dënoi atë me 6 muaj burg, por këtë dënim e konvertoi në 40 orë punë në shërbim të publikut.
Ismailaj u mor i pandehur nga SPAK, për fshehjen e një dënimi me 3 vite burg në Greqi. Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan pas denoncimit të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1999, ku Ismailiaj ishte përfshirë në një sherr që kishte avancuar në rrahje me pronarin për pagat e papaguar në shtetin fqinj.
Ky është ligji antikushtetues dhe i turpshëm i dekriminalizimit, i propozuar nga Lulzim Basha, që të bën kriminel pa bërë asnjë krim, vetem se ke një ndalim të përkohshëm në Europë dhe mban Sali Berishën në parlament si person non grata i përjetshëm nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.