Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Karanxha thotë se përplasja me SPAK ka nisur vetëm pas ekzekutimit të masës arrest me burg, duke theksuar se Veliaj do duhet ta kishte nisur mbrojtjen e tij më herët, për të ballafaquar pretendimet që ngre ndaj prokurorit.
Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Karanxha thotë se ky standard i drejtësisë ka kohë që është vendosur me masa të ashpra sigurie, ndërkohë që thekson se në Amerikë veprohet ndryshe ku kryebashkiaku i New Yorkut i akuzuar për korrupsion është në gjendje të lirë.
“Masa e sigurisë është zbatuar dhe më pas ka nisur me procedurën ligjore, ky ka qenë edhe momenti i përplasjes. Përplasja ka nisur pas zbatimit të masës së sigurisë. Kjo ka sjellë këtë debat.
Në rastin konkret, Veliaj që në fillim që është paraqitur në SPAK duhet të merrte masat për mbrojtjen. Qysh kur kishte pretendimet duhej të ishin ngritur në formën e kërkuar nga ligji, mbrojtja nuk bëhet nëpër media.
Lind pyetja është vendosur standard tjetër për Veliajn? Ky standard ka kohë që është vendosur, nuk jam dakord me këtë standard. Ky është standard i vendosur më parë. Në Amerikë ka tjetër standard, kryetari i bashkisë së New York i akuzuar për korrupsion është në gjendje të lirë”, tha Karanxha.
Me ironi e komenton kallëzimin anonimin ndaj Veliajt.
“Pse letra e ‘Jovan Bregut’ ka ecur me vrap, më shpejt dhe këto të tjerat më ngadalë? Kjo është pyetja tani?”, vijon Karanxha.