Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin Repolitix në Report Tv se kryeministri Edi Rama duhet që të largohet nëse nuk do të hapen negociatat me Bashkimin Europian.
“Për ne është me rëndësi hapja e negociatave, dhe nëse nuk hapen Rama duhet të shikojë pozicionin e tij, duhet të largohet. Mos hapja e negociatave vjen si rezultat i punës së tij, nuk është fajtor as LSI, as Basha dhe as Berisha.
Misioni i BE gënjeu kur tha votoni reformën se do të hapen negociatat, pastaj tha votoni 7 ligjet, PD e kuptoi lojën dhe cfarë ndodhi, LSI votoi, por sot kemi një prokurore pa Vetting.
Nuk do ta lë Ramën për të hyrë në kryeministri, në radhë të parë për të shpëtuar djalin e tij dhe pastaj për të gjithë fëmijët e tyre. Vetë Rama ka probleme dhe ai e di që nuk është e mirë situata. Ai ka vetëm një zgjidhje, që të largohet nga qeveria. Kjo është e vetmja mënyrë.
Ne do të lutemi që të hapen negociatat, ne nuk e meritojmë, por duhet të hapen për shqiptarët. Po ia shtrojmë me petale qeverisë, por nuk do të thotë se Rama do të na mbyllë gojën, ne do të denoncojmë krimin dhe korrupsionin” deklaroi ajo.
d.b/shqiptarja.com