Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit se me Inceneratorin e Tiranës bashkëpunojnë 24 kompani. Përmes një deklarate publike, IEBV deklaron se kompania nuk ka asnjë furnitorë nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse akuzat e Kryemadhit janë të vërteta apo janë lidhur qëllimisht me inceneratorin për të mbuluar aferat e vëllait Drini Kryemadhi dhe skandalin e lobimit me para të pista.
REAGIMI:
Deklaratë e Shoqërisë Koncesionare Integrated Energy B. V. SPVDitën e djeshme opinioni publik ra preh e dizinformimit të qëllimshëm, me akuzat e hedhura kundrejt Shoqërisë tonë nga kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) Znj. Monika Kryemadhi.
Sipas saj një skemë mashtrimi me TVSH, e disa kompanive fiktive që kanë operuar në Shqipëri ka përfshirë Integrated Energy B. V. SPV (IEBV). Po sipas saj këto kompani kanë pasur marrëdhënie tregtare me Shoqërinë Koncesionare Integrated Energy B.V. SPV. e cila ndërton dhe menaxhon Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë.
Në interes të publikut deklarojmë se:IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona.
Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV. Dokumentet dhe e vërteta janë të aksesueshme. Investimi dhe puna e përditshme po ashtu. Ne refuzojmë çdo shpifje, hamendje, apo dashakeqësi që keqinformon publikun për qëllime politike apo çfarëdo qëllimi tjetër. Ftojmë mediat të vijnë pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve, jemi të hapur për çdo sqarim dhe të gatshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Integrated Energy B.V. SPV