Monika Kryemadhi ka publikuar një shkrim të gjatë dhe falenderues në Facebook për të gjitha ata që e uruan për ditëlindje.
Kryemadhi festoi ditën e djeshme 50-vjetorin e lindjes. Natyrisht që ka edhe plot miq me të cilët kanë grabitur bashkë duke u kthyer nga çorape e grisur në milioner brënda natës, falë shtetit që ishte si shpella e Ali Babës për ata që u futën nga dera e politikës kriminale të grabitqarëve.
Në këtë 50 vjetor Monika falë priftrinjve të SPAK është vërtet si një gladiatore mbi taka, duke marrë bekimin e prokurorisë si e paprekshme bashkë më bashkëshortin e saj, pavarësisht se çfarë thonë bejtexhijtë nëpër rrjete sociale dhe TV.
Ajo krahas fotos familjare me fëmijët dhe bashkëshortin e saj Ilir Meta, deputetja shpreh mirënjohje për familjen e saj të hajdutëve, ndërsa thotë se një gjysmë shekulli i ri fillon tashmë për atë natyrisht për të ruajtura dhe vitalizuar bashkë me fëmijët milionat e vjedhura.
“Një gjysmë shekulli i ri fillon nga sot për mua, gjysmë shekullin e parë e kalova me ndërtimin e një familjeje të mrekullueshme ( mos ta marrim sysh) jam krenare për fëmijet e mi sepse janë të përsosur në origjinalitetin e tyre dhe do ti motivoj të jenë vetvetja, të mos bëjnë kompromise me vlerat dhe parimet e tyre sepse njeriu edhe kur rrëzohet, duhet të rrëzohet me dinjitet, të ringrihet me dinjitet, të humbasë dhe të fitojë me dinjitet. Kjo ka qenë ajo që kam besuar dhe besoj.
“Prandaj edhe një herë faleminderit nga zemra ime të gjithë juve që keni ndërtuar mozaikun e jetës sime, duke më dhuruar dashuri, dhimbje, zhgënjim, sepse në fund të fundit unë jam Monika Kryemadhi një gladiatore mbi taka, si të gjitha gratë”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera kur në fakt nuk është si gjithë gratë, por si pak gra ose asnjë grua të sojit të saj në këtë vend. /Ekskluzive.al