Monika Kryemadhi, e ftuar në “Byro Politike” përballë gazetares Juli Xhokaxhi, tha se ndërkombëtarët nuk e kanë mbështetur djegien e mandateve por se kjo nuk e shqetësonte. Sipas Kryemadhit, për të ishte më e rëndësishme përkrahja e qytetarëve shqiptarë, se sa mendimi i ambasadorëve.
Sipas Kryemadhit ambasadorët ishin shkaktarët e situatës aktuale sot në Shqipëri.
“Në shkurt ishim në rrugë dhe në sytë e ndërkombëtarëve shqipëria ishte një “Eldorado”.
Ndërkohë sot kemi një raport zyrtar të OSBE/ODIHR që është një skaner për Shqipërinë.
Ne kemi fituar sepse kemi demaskuar qeverinë më kriminale dhe të korruptuar.
Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë opozitës por nuk i kanë dhënë të drejtë për djegien e mandatave dhe kjo është një faturë që ne do ta paguajmë, do ta paguajmë sepse sot për mua më shumë vlerë ka përkrahja që më jep shoferi i taksisë, shoferi i minimarketiti te lagja, shoferi i një kamioni, ai i papuni etj se sa të pi një gotë shampanjë apo një çaj me ambasadorin.
Ata janë shkaktarët e situatës sot, kur u kanabizua Shqipëria e mbani mend çfarë tha Romana Vlahutin?
Ajo heshti për kanalizimin e vendit“, tha Kryemadhi.
Në fakt MONIKA nuk e ka harruar se na la një vend të mbytur me krim dhe drogë dhe sot kanabizimi është një përrallë nga e kaluara e errtë e qeverisjes Berisha-Meta.