Gjatë një takimi me banorët e Saukut në njësinë nr 2 në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ngatërruar presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Teksa po akuzonte qeverinë për situatën e përmbytjeve, Kryemadhi në vend që të thoshte se ka parë Ramën duke bërë xhiro me maskë, tha presidenti.
“Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë presidenti (kryeministri), me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre”,- tha Kryemadhi.