Debatet e kryetares së LSI Monika Kryemadhi me panelistët e ftuar në “Open” është përplasur me moderatoren Eni Vasili, e më pas me gazetarin Alban Dudushi, analistin Besar Kadia dhe në fund me Carlo Bollinon.
Përplasja me këtë të fundit ka nisur pasi Bollino i ka kujtuar Kryemadhit pasurinë familjare të saj dhe vilën në Gjirin e Lalzit, ndërsa kryetarja e LSI ia ktheu duke i thënë se ajo ishte e pasur por jo më shumë se ai. “Unë jam e pasur Karlo por jo më e pasur se ti. S’jam më e pasur se ti. Se sa vizitorë vijnë dhe shkojnë te BunkArti jot”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë, gazetari nuk ia përtoi as përgjigjen e vetë, duke e thumbuar dhe me detaje për vilën luksoze të familjes Meta në Gjirin e Lalzit.
“Nëse do isha i pasur si thua ti, unë do isha kthyer në Itali, do kisha marrë një vilë. Do kisha çuar vajzat në Angli për studime, po të kisha vajza. Do bëja 20 banjo në shtëpi”, iu përgjigj gazetari Bollino Kryemadhit. Reagimi i Kryemadhit pas deklaratës së Bollinos ishte i shkurtër dhe i prerë. “Jo Karlo jo se sfle në banjo unë”, u shpreh Monika Kryemadhi.