Monika Kryemadhi akoma vazhdon me deklaratat e saj se kryeministri Rama, ka vendosur që ta lërë jashtë kandidimit nga Bashkia e Tiranës. natyrisht kjo është ëndërra që shikon ditën me sy hapur, çdo ditë, Moni & Luli.
Erion Veliaj është treguar “skemaxhi” dhe “inteligjent,” pasi ka nuhatur tentativën e Edi Ramës, për ta lëvizur nga Bashkia e Tiranës, intrigon ajo, duke lënë të kuptohet, se opozita e ka të qartë kush do të jetë kryeministri i radhës, ose ajo ose Luli.
Pjesë nga intervista në emisionin “Tonight” në Ora News:
Zoti Veliaj është treguar pak skemaxhi, mund të them edhe pak inteligjent, pasi Rama po mundohet ta lëvizë nga kandidati për Bashki.
Rama apo ju?
Opozita do të ketë kandidatin e vet. Por po të shohësh janë 4-5 kandidatë që po përgatiten nga qeveria me stafet e tyre.
Ne e kemi të qartë kush do të jetë kryeministri i radhës dhe nuk ka asnjë dilemë për këtë.