Monika Kryemadhi ka akuzuar zyrën e kryeministrit Edi Rama se ka manipuluar fotografitë e takimit me kancelaren Gjermane Angela Merkel. Në një intervistë në studion e “Ora News”, Kryemadhi tha se nga fotografitë e shpërndara nga Bundestagu, Merkel shfaqet me xhaketë të kuqe, ndërsa në fotot e shpërndara nga zyra e Kryeministrit, kancelarja shfaqet me xhaketë blu.
“Sigurisht që është bërë manipulim”, tha Kryemadhi.
Por nga një krahasim i thjeshtë i fotove të shpërndara nga të dyja palët, na rezulton se Merkel shfaqet vetëm me xhaketë blu. Nuk dihet çfarë e ka ngatërruar Kryemadhin e cila përveç këngëtares nga Dibra e Madhe të cilën e prezanton si të afërmen e saj Bebe Rexha, nuk ka takuar kurrë një përfaqësues të politikës të rëndësisë së veçantë. Siç duke ditët e zeza që e presin, e kanë sëmurë mendrisht atë dhe Liken, i cili ka frikë të rrijë në zyrë, ndërsa Monika deliron me turma fëmijësh të partisë, për të cilët tregon dhe përralla të këtij niveli.
swefwrg34hghdfg.jpg
“Kur nga zyra e kryeministrit shpërndahet një foto me xhaketë të kuqe e Kancelares, nga zyra e Angela Merkel shpërndahet një foto me xhaketë blu. Sigurisht që është bërë manipulim i fotove nga zyra e kryeministrit”, u shpreh kryetarja e LSI.
Foto e shpërndarë nga Kancelarja, Angela Merkel me të njëjtën xhaketë
sdfg3egh4gh34.jpg
Megjithatë Kryemadhi shtoi se takimi i Ramës me Merkel nuk shfaq asnjë shenjë pozitive për çeljen e negociatave, pasi ai u prit si pjesë e axhendës së ditës së kancelares, më tepër si artist.
“Problemi qëndron që sot takimi i Ramës me kancelaren është një pikë e axhendës së ditës. kancelarja thotë në Instagram që takova kryeministrin e Shqipërisë që më dhuroi një libër me pikturat e tij. Kjo nuk do të thotë gjë për hapjen e negociatave”, përfundoi Kryemadhi.