Kryeministri Edi Rama, përmes zyrës së tij të shtypit, ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e nesërme në sallën e hartave.
Në njoftimin e kryeministrisë, në orën 10.00, shefi i qeverisë ka lajmëruar bashkëbisedim me gazetarët.
Madje, në njoftim kërkohet edhe akreditimi i tyre, çka nënkupton se pritet një takim jo fort i zakonshëm.
Temat që pritet të diskutohen mes Ramës dhe gazetarëve janë të shumta, duke nisur me Teatrin Kombëtar, çështje që po mban mbërthyer opinionin publik në vend.
Gjithashtu edhe një temë që nuk do të mbetet jashtë diskutimeve pritet të jetë 13 tetori, datë e dekretuar nga Meta për zgjedhjet lokale…