Nga Artan Hoxha
Ndërsa ajri mbi kryeqytet, per shkak te karantinimit dhe koronavirusit eshte pastruar si asnjehere me pare, atmosfera politike ka ndonje jave qe eshte bërë më e mjegullt se kurrë (!)
Paqartesi e qartë aty lart, që krijon pështjellim këtej poshte.
Nga qeveria, I MADHI, ushtria e rrjeteve sociale nen hyqmin e tyre, nuk po duket asnje sulm, asnje akuze, more asnje ironi e vogel per be, ne adrese te presidentit Meta!!!
E njejta gje dhe nga ana tjeter. Kane heshtur si me magji, kryekomandanti, shtabi i tij presidencial, more po ska asnje cicerime, as nga zyra e shtypit e tij, kunder kryeministrit kryediktator, kunder grushtit te shtetit ndaj kushtetutes, kunder kapjes se Ramaformes.
More, më ka marre malli për një status vënçe, nga ato drithërueset e Tit Vasilit. Rilindasve hazërxhevap, Elisa në qeveri dhe Taulanti ne parlament, duket sikur u eshte lagur baruti dhe topin që qëllonin presidencen, e ka mbuluar guna e lagur, e Tedi Blushit!!!
Ore, çfarë behet keshtu?!
Ç’është gjithe kjo dashuri, në kohë koronavirusi?!
Ku vajti gjithe ajo urrejtje, betejë finale, lufte kunder narkoshtetit dhe palopresidentit!!
Ndersa gjitonet e Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, kryeministri-presidence, po shijojne karantinen duke mos respektuar distancen e afrimit fizik, lideri opozites, Lulezim Basha, i ka marre aq seriozisht masat e izolimit, sa eshte mbyllur ne vilen e tij dhe nuk shfaqet, as në orarin e qarkullimit te pensionisteve, dhe as ne orarin e qarkullimit te nënave me femije…
Cudi e madhe, diçka po zien, nën rrogoz.
Vetem aman, aman mos na beni ndonje surprize te pabërë nga ato që dini te beni vetem ju, jo per gje, por nuk na mban as zemra, as nervat…
Per hajer na dalte!!