Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inauguruar sot hapjen e bypass-it të Tepelenës.
“Hapet bypass-i i Tepelenës dhe kjo vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.
I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike”, shkruan Rama.