Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një lajm të mirë me të gjithë sa i takon ndërtimit të aeroportit të Kukësit.
Ai ka ironizuar edhe çunat kuksianë me dy gishta të Londrës, ku shkruan se ia kanë bërë copë “librin e shpis” kur postonte projektin 3D.
“MIRËMËNGJES
dhe me buzëqeshjen që më ngjallin sa herë shoh ecurinë e punës me aeroportin, çunat kuksianë me dy gishta të Londrës, që ma kanë bërë copë “librin e shpis” kur postoja projektin 3D, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.