Kryeministri Edi Rama renditet në dhjetëshen e liderëve më interaktivë në botë në rrjetin social Facebook. Renditjen e ka bërë , institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën.
I pari në listë renditet presidenti amerikan Donald Trump me 204. 908.135 ndërveprime (përfshirë pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet).
Kryeministri indian Narendra Modi arriti 113.6 milionë ndërveprime në faqen e tij, më shumë se dyfishi i presidentit indonezian Joko Widodo me gati 46 milionë ndërveprime.
Kryeministri i Kamboxhias bie nga vendi i dytë në vendin e katërt, me vetëm nën 36 milionë ndërveprime. Samdech Hun Sen shpesh ndan fotografitë familjare të vetes me gruan dhe nipërit e mbesat e fotot e tij duke luajtur golf. Ai gjithashtu ka kthyer faqen e tij në faqen e internetit për ngjarjet e drejtpërdrejta, transmetimin e ndeshjeve të futbollit dhe Zërin e Kamboxhisë.
Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri është në pozitën e pestë me 33 milionë interaksione dhe një normë ndërveprimi prej 0.69 përqind në postimet e tij. Më tej renditet Shtëpia e Bardhë, Justin Trudeau i Kanadasë, Uhuru Kenyatta i Kenisë, faqja institucionale e Kryeministrit indian.
Ndërsa dhjetëshen e liderëve më interaktivë e përmbyll kryeministri Edi Rama me mbi 13 milion reagime.