Kryeministri Rama ka folur për hetimet ndaj Erion Veliajt.
“Kemi lënë boshllëk në panoramën e zhvillimeve pozitive, por jo vetëm pozitive të drejtësisë së re. Për këtë sfidoj këdo. Këta që na ngrenë dhe na ulin rrugëve… për mua janë rrugëve. Mua ajo që ndodh në udhëkryqet e kanaleve të mbrëmjes është rrugaçëri.
Është ngritja e llumit të gojës në piedestal. Është triumf i shpifjeve, shkatërrimit të çdolloj personi për të vetmin faj që bën, që është person publik.
Në ato udhëkryqe, unë i sfidoj që të bëjnë një kërkim dhe ta gjejnë një tjetër forcë politike në Evropën ish-Lindore, në rajon nuk kanë për ta gjetur dot. Ta gjejmë një forcë politike që në 5 vjet rresht ka qepur gojën dhe ka thënë ‘keni mbështetjen tonë’.
Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 860 mijë euro fustane dhe bizhuteri ne nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtën të kërkojmë prova. Ne kemi të drejtën të themi që ne ndërkohë, hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme”, tha ai.