Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e disa pamjeve fantastike nga rilindja e Fushë-Krujës, e cila u godit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019.
Rama shkruan se po ndërtohet një lagje rezidenciale, jo për të pasurit e vendit, por për njerëz të zakonshëm që në ditë të vështira qeveria që ai drejton nuk i la në asnjë moment vetëm.
“MIRËMËNGJES
dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.