Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë.
Rama nuk lë pa ‘thumbuar’ as opozitën në lidhje me akuzat që u hodhën ndaj qeverisë, të cilën e akuzuan se e shembën shkollën ‘Sami Frashëri’ për të ndërtuar pallate.
“MIRËMËNGJES
dhe me shkollën “Sami Frashëri”, që thanë do bëhet pallat e ç’nuk tjetër, por që këtë shtator do të jetë gati për nxënësit e mësuesit, më e madhe, më e bukur, më e fortë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.