Me rastin e ditës së Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama me një buqetë me lule të kuqe në duar ka vizituar sot spitalin Infektiv në Tiranë ose quajtur ndryshe ‘Covid-1’.
I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, kryeministri Rama është parë të përkulet para 20 punonjësve të personelit shëndetësor për të vendosur buqetën me lule që kishin dalë për ta pritur.
Të pranishmëve iu janë shpërndarë lule si dhe disa pako si dhurata Krishtlindjeje. Gjithashtu Rama ka përshëndetur edhe familjarët të pacientëve që qëndrojë jashtë spitalit.