Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të takohet sot me kryeministrin Edi Rama, në Departamentin e Shtetit. Takimi i kryeministrit Rama me Mike Pompon do të zhvillohet në orën 13:00.
Rama dhe Pompeo do të diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe për marrëveshjet SHBA-Shqipëri.
Gjatë vizitës në Amerikë kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë në Uashington.