Të dielën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kryesia e PD pritet që të propozojë shkarkimin e kreut të këtij Këshilli Edi Paloka. Gazetari Juxhin Mustafaraj mëson se sot në Kryesi do të votohet vetëm shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve që refuzuan të mblidhnin firma për Kuvendin e 18 dhjetorit.
Ndërsa, vendimi për Palokën dhe anëtarët e Kryesisë që morën pjesë në Kuvendin e 11 Dhejtorit do të merret nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Edi Paloka pati nje rëagim pasi kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi në mbledhjen e kryesisë që të dielën mblidhet Këshilli Kombëtar.
Në një postim në Facebook, kreu i Këshillit Kombëtar shprehej se Basha s’ka tagër ta bëjë një gjë të tillë, duke iu referuar këtu votimit për “shkarkimin” e tij në Kuvendin e mbledhur nga Sali Berisha.
“Sot Kuvendi i PD, për herë të parë u mblodh me kërkesë të delegateve të tij dhe mori vendime historike, të rëndësisme në bazë të të cilëve qëndron rithemelimi i PD.
Në Kuvendin e demokratëve të lirë, sot morën pjesë një numër jo i vogël prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë ju bëj thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve , per me teper , nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar .
Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te perfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve , vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD”, tha Paloka.