• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të rikthehet në zyrë

November 3, 2025
in Blog

Mero Baze

Gjykata Kushtetuese e ka rikthyer drejtësinë në shinat e saj pas rikthimit në detyrë të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Më shumë sesa një fitore e tij, vendimi është një sinjal se drejtësia nuk mund të përdoret për luftë klanesh, interesa politike dhe, aq më keq, për mllefe personale prokurorësh.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që shpall të paligjshëm shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur në një farë mënyre të paligjshëm edhe arrestimin e tij paraprak, i cili, i kombinuar me prapaskenat politike, i ngjan vërtet një rrëmbimi nga vendi i punës dhe jo një veprimi në interes të drejtësisë.

Gjyqi ndaj Erion Veliajt për të gjykuar akuzën e ngritur nga SPAK duhet të vazhdojë, ndërsa ai duhet të vazhdojë punën si kryetar bashkie.

Në kushtet e krijuara, Tirana nuk mund të rrijë dy vjet të tjera pa kryetar, për tekat e dy prokurorëve që nuk janë të motivuar aq shumë nga drejtësia sesa nga interesa jashtë saj, duke rikthyer në këtë rast edhe drejtësinë në normalitet.

Tanimë shumë nga arsyet e shpikura përse ai u “rrëmbye” nga zyra nëntë muaj më parë, ende pa u ngritur kauza, kanë rënë tërësisht.

Gjykata ka mbledhur fakte që provojnë se ai nuk kishte në krah në këtë betejë as Partinë Socialiste, as qeverinë, dhe as ndonjë institucion tjetër që mund të prishte prova për të apo të frikësonte dëshmitarët.

Kjo periudhë paraburgimi, tërësisht e paligjshme, provoi të kundërtën: që të gjithë, së bashku – prokurorë, gjyqtarë, politikanë dhe shtetarë – ishin dakord që ai të hiqej nga zyra dhe të zëvendësohej.

Tani që Gjykata Kushtetuese foli, dhe që të gjithë kemi prova se ai ishte i vetëm e me pranga në duar përballë të gjithëve, ai duhet të rikthehet në zyrë dhe të vazhdojë betejën e tij me drejtësinë.

Askush nuk ka të drejtë t’i bëjë presion drejtësisë për gjykimin në themel të Erion Veliajt. Akuzat ndaj tij duhet të provohen në gjykatë dhe, nëse dënohet, ai duhet të shkojë të vuajë dënimin. Por ata që kanë shantazhuar dëshmitarët, që i kanë kërcënuar “me hedhje çelësash në det”, apo që janë sjellë si Aranit Çela në zyrat e SPAK, duhet një ditë të përballen me ligjin.

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar një proces shembullor, transparent, me një betejë të pazakontë ligjore dhe debat të hapur, duke rikthyer besimin tek drejtësia dhe duke nderuar misionin e saj themelor kushtetues – që janë liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Tani Erion Veliaj e ka betejën me drejtësinë, por kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet ta vazhdojë këtë betejë nga zyra e tij e punës, aty ku e kanë zgjedhur qytetarët.

Çdo këmbëngulje për ta mbajtur me inat në qeli, tregon se i gjithë procesi ka qenë një komplot kundër tij dhe një turp për drejtësinë e re shqiptare.

Sot është një ditë e mirë për drejtësinë në Shqipëri dhe një dritë në fund të tunelit – që qytetarët nuk janë në dorë të inateve të prokurorëve apo kalkulimeve politike, por në dorë të ligjit.

Next Post

Fushata e 11 majit, burime: Berisha e pagoi konsulentin amerikan Chris LaCivita mbi 1 mln euro

"SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë", Ilir Beqaj i shkruan Metanit të ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

Lironi Erion Velinë, përpara se t’ju detyrojë Gjykata e Strasburgut

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved