I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, avokati Spartak Ngjela komentoi ngjarjet më të nxehta politike të momentit.
Avokati nuk la pa ‘thumbuar’ as Presidentin Ilir Meta. Teksa komentoi çështjen e kreut të KED, Adrian Dvoranit, Ngjela tha me doza të larta ironike se Meta anon më shumë nga fëmija se sa nga burri i shtetit.
“Meta është njeri i thjeshtë i popullit! Ku di Meta ç’është akuza, s’është mendimi logjik!
Këta zakonisht nuk i pyesin këshilltarët, këta zakonisht janë njerëz që vijë nga shtresat e vogla, nuk i pyesin këshilltarët. Ata janë delirantë. Çështja e Dvoranit u pushua, e patë që e kthyen mbrapsht. Merre shkarkoje gjithë institucionin, e shkarkon dot?! Me këtë që bëri i shtoi vetes më shumë peshë. E ka ekzagjeruar. Nuk pranoi betimet.
Janë veprime të një burri shteti që nuk anon nga burri, por nga fëmija”, deklaroi Ngjela.