Bravo të gjithë atyre që mbrojnë Teatrin Kombëtar. Por ku ishin këta dhjetra artistë, muzikantë, aktorë apo aktivist kur Partia Demokratike shkatërroi perlēn e artit dhe kinematografisë?
Ku ishin kur Berisha shkatërroi 5 kilometra territor të “Kinostudios Shqipëria e Re” e cila me filmat dhe prodhimet e saj ende na bëjnë krenar edhe sot, madje duke ngallur emocione çdo brezi.
Ku ishin ata kur rruspat dhe buldozerët rrëmuan themelet e kësaj qyteze arti e pakrahasueshme në vlerat arkitekturore me çdo objekt tjetër në rajon!
Unë isha atje me një padi gjyqësore kundër asaj masakre, por atëherë nuk pash asnjë nga këta artistë që sot me të drejtë vajtojnë por që fatkeqsisht harrojnë, që partia e liderit të tyre Lulzim Basha i vuri tritolin 20 vite më parë themeleve të artit dhe kulturës shqiptare.
Unë jam me ju kundër prishjes së Teatrit por të gjithë jemi shumë vonë për ta shpëtuar Titanikun real. Thjesht u ka mbetur mundësia të riprodhoni dramën tuaj dhe ta aktroni në ekran.
Titullojeni: “Na ishte dikur……”