Nga Agim Cani
Dje ishte 8 Marsi dhe mu kujtua nje thenje e Clara Cetkin kesaj social demokratje te famsheme gjermane te shek 19 – 20 kur thote…
Paraja eshte e piset. Por pislliku nuk eshte para. Sot jetojme ne kohen kur pislliku eshte motivacion i jetes.
Eshte rruga dhe qellimi. Eshte mjeti dhe endra. Eshte bashkimi dhe martesa.Eshte dashuria dhe vdekja. Historia, aq sa e njohim dhe eshte shkruar na ka mesuar se ekzistenca e te pasureve dhe te varfereve na eshte paraqitur si normalitet .
Por eshte harruar se humnera e thelle midis te varfereve dhe te pasureve eshte bere shkak per ndryshime kapitale.
Keshtu Roma e lashte nuk u shkaterua nga barbaret, por nga degjenerimi i saj moral.
Arriti nje kohe ne Romen e lashte qe darka e nje senatori te ishte sa rroga mujore e nje poçari.
Kete nuk e them une por filozofi zviceran Jean Ziegler.
Ne nje kohe kur dihen rrogat e Amazon , Jeff Bezos pronari i saj njofton se ka ikur ne Hapsire per nje bilete 55 milion Dollar.
Po udhetoja me makine kur SW2 jep lajmin se ne kohen e pandemise 10 njerzit me te pasur te Gjermanise kane dyfishuar pasurine.
E permendi nje qe nga 210 miliarda Euro kishte 460 miliard Euro.
Pak me thjeshte….
Ka njerez qe e permendin Gjermanine si parajse.
Stimmt nichts do thoshte gjermani i thjeshte.
Nuk eshte e vertete.
Nuk e dine se 9 milion pensioniste gjermane jetojne me 700 Euro ne muaj, kur qiraja e shtepise eshte me e larte.
Thjeshte une kam patur ne pune 70 vjecare por edhe 78 vjecar.
Pa nje pune krahas pensionit veshtire se mbijetojne nje mase e madhe e kesaj kategorie…
Koha e Wohlstand ( jete te mire ) per te gjithe ka mbaruar ne Gjermani dhe ne gjithe boten.
Si mund te kete nje bote te drejte kur ne Amerike 1 % e popullsise ka 50 % te pasurise se Amerikes?!
Ne Gjermani eshte pak me mire: 5 % e popullsise ka 50 % te pasurise kombetare te Gjermanise. Ironi therese.
Kjo semundje e shoqerise se soteme Boterore pjell ngjarje sporadike te cilat jane nje lloj kremi per te mbuluar metastazat e kancerit.
Nuk kane rendesi a jane pandemi apo luftera lokale ato largojne vemendjen nga thelbi i problemit.
PER NJE BOTE TE DREJTE !
Jo te barabarte, se kurre nuk mund te jemi te tille. Shoqeria e soteme njerzore eshte e semure. Ky kancer i humneres midis pasurise dhe varferise eshte si kanceri patologjik…edhe jeton me te.
Bile mesohesh te jetosh me te.
Por metastasat qe bejne punen e tyre nuk i ke ne kontroll.