Nesër dita do të fillojë me shi dhe do të vazhdojë gjatë gjithë ditës. Sipas Meteoalb, juglindja e vendit, kryesisht Korça, Berati, Vlora dhe Gjirokastra mund të përballen me përmbytje të vogla nga fundi i ditës.
Ndërsa lumenjtë Semani dhe Vjosa mund të kenë rritje të prurjeve përgjatë ditës së mërkurë, por fatmirësisht nuk parashikohen dalje nga shtrati.
Sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale, ato do jenë: në bregdet: 15 / 20 °C, në vendet e ulëta: 14 / 21 °C, në vendet malore: 8 / 14 °C.