Gratë tradhtojnë njëlloj si meshkujt, jo vetëm në filma dhe libra por edhe në jetën reale.
Normalisht thuhet se ndryshe nga burrat që kërkojnë pasionin në vende të tjera, kur ata ndjejnë se jeta e tyre seksuale nuk po ngrihet nga zero, gratë tradhtojnë për arsye emocionale.
Por nëse mendonit se femrat tradhtojnë më shumë kur janë të vogla ose në të njëzetat gaboheni.
Kjo pasi shkenca ka studiuar fenomenin se përse tradhtojnë gratë dhe shkaqet nuk janë me atyre që përfshijnë vajzat e reja.
Sipas një studimi të faqes së marrëdhënieve jashtë martesore, Victoria Milan, ka një moshë që gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë.
Bëhet fjalë për femrat që janë 37 vjeç.
Sipas studimit mosha mesatare e femrave që tradhtojnë në gjithë botën është 36.6, saktësisht 7 vjet pas martese, duke pasur parasysh që mosha mesatare e martesës është 29 vjeçe.
Sigurd Vedal, themelues i Victoria Milan, shpjegon pse ai mendon që femrat e martuara tradhtojnë:
Ndoshta ngaqë bashkëshorti i tyre nuk u jep vëmendjen dhe respektin që dëshirojnë. Ndoshta ato ende dashurojnë partnerët e tyre, por ka pak vanitet në martesë…Cilado qoftë arsyeja, tradhtia i ndihmon të martuarat të rizbulojnë gjallërinë e jetës, sensualitetin e tyre, pasionin fizik që u ka munguar. Këto janë nevoja universale, dhe kënaqësi seksuale është diçka që miliarda prej nesh kanë të përbashkët, pavarësisht ndryshimeve të tjera që kemi.”
Pra burra, nëse doni të mbani në shtrat gratë tuaja, dhe të jenë vetëm tuajat, kushtojini shumë vëmendje sidomos në ditëlindjen e tyre të 37-të.