Deputeti Kujtim Gjuzi ka zgjedhur të kalojë fundjavën në Shkodër pranë disa miqve të tij, që janë mjaft të njohur për mediat.
Bëhet fjalë për familjen e Licajve, b.anda rivale e Bajrave me të cilën kanë pasur përplasje të shumta dhe kanë mbetur mjaft të v.rarë nga të dy grupet.
Këto dy grupe kanë tronditur Shkodrën, pasi vala e v.rasjeve të ndodhura një vit më parë dyshohet se ka ardhur si pasojë e përplasjeve mes Licajve dhe Bajrave.
Gjuzi ka publikuar edhe një foto nga shtëpia e familjes Lici, që u ngujua pas e.kzekutimit të Fatbardh Licit, gushtin e vitit 2018 në mes të Shkodrës, Mustafa Licin.
Deputeti shkruan se ndihet mjaft i respektuar në këtë familje, ndërsa personi tjetër që i shoqëron në tavolinë, nuk dimë të themi se kush është.
“Ne shtepine mikpritese te Tat lici ne shkodren aristokrate,”- shkruan Gjuzi krahas fotos, duke lënë të nënkuptohet se ka pasur njohje me të v.rarin Fatbardh Lici, që ndryshe njihet si Tata.