Kujtim Gjuzi, ka akuzuar shumicën qeverisëse se po bën show, ndërkohë që ka afera me kreun e PD-së, Basha, për rotacionin e pushtetit.
Ai e ka nisur fjalën duke iu drejtuar Rucit, pse nuk i cojnë deri në fund akuzat që kanë bere për Bashën.
Gjuzi: Falenderoj parafolësit që u bashkuan me shqetësim tim se kemi minuta të censuruara, pra na mbyllet goja. Ne jemi të përgjegjshëm, ne ishin ata që e lejuam qeverinë e Ramës të vazhdojë me Rilindjen, krimin, drogën etj, por nuk përzgjedh dot ai se kush drejton opozitën, ju keni thënë se do të mbani përgjegjësi për ministrin e Brendshëm,Basha për 4 vrasjet në Bulevard, pse se coni para drejtësisë, apo për Rrugën e Kombit, pse nuk e coni atje?
Ruci: Nuk është Basha në këtë sallë, mos flisni, për procedurë është kjo?
Gjuzi: Për procedurë është kjo, mos më merr minutat
Ruci: Nuk është, falenderoje Bashën se të bëri deputet
Gjuzi: Keni afera me Bashën, kërkoni të bëni rotacion, pse nuk e dërgoni atje, për të gjitha ato që akuzuat
Ruci: Nuk është në këtë sallë, mos flisni
Gjuzi: Po përcani opozitën.