• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, February 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kujtimi ‘i hidhur’ i presidentit amerikan! Ja kush është Jack Smith, prokurori që ndoqi penalisht Trumpin e që çoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

February 20, 2026
in Bota

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar presidentit Donald Trump që të ndërhyrje për të parandaluar një padrejtësi të mundshme ndaj 4-ish krerëve të UÇK-së, që pas një sage shqyrtimi gjyqësor prej më shumë 5 vitesh, Haga pritet të japë vendimin e saj.

Rama i kujtoi presidentit se akuzat ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së u fabrikuan kryesisht nga prokurori amerikan Jack Smith, i cili drejtoi 2 çështje penale kundër Trump, para se ky i fundit të fitonte mandatin e dytë presidencial.

Jack Smith, lidhja me Trump dhe UÇK

Prokurori amerikan Jack Smith, i njohur nga shqiptarët si kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë që ngriti aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçi, sot përballet me një hetim zyrtar në Shtetet e Bashkuara. Smith drejtoi hetimet dhe çoi përpara procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, në SHBA ai është nën hetim nga Zyra e Këshilltarit të Posaçëm për shkelje të mundshme të Aktit Hatch, ligjit federal që ndalon zyrtarët të përfshihen në veprimtari politike gjatë ushtrimit të detyrës. Hetimi lidhet me rolin e tij si prokuror i posaçëm i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor 2022, kur ai drejtoi dy çështje penale kundër Donald Trump: për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara dhe për rolin në ngjarjet e 6 janarit 2021 në Kapitol. Të dyja rastet u rrëzuan nga gjykatat pas rikthimit të Trump në presidencë. Senatorë republikanë, mes tyre Tom Cotton, e kanë akuzuar Smith për “abuzim me pushtetin” dhe përdorim politik të drejtësisë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ndërsa vetë Trump e quante kriminel.

Sa i përket çështjes në Hagë, më 24 qershor 2020, 3 ditë para se Thaçi të udhëtonte drejt SHBA-ve për të firmosur një marrëveshje me Serbinë, të ndërmjetesuar nga Trump, zyra e Smith bëri publike ekzistencën e një aktakuze ndaj presidentit të Kosovës dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të UÇK-së, ndërsa hetimi ishte ende në proces dhe para konfirmimit zyrtar nga gjyqtari i procedurës paraprake. Si pasojë, vizita e Thaçit në Shtëpinë e Bardhë u bllokua. Aktakuza u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor, çka çoi në dorëheqjen e Thaçit nga posti i presidentit të Kosovës.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, ndalim dhe trajtim çnjerëzor të të ndaluarve, zhdukje me forcë dhe përndjekje. Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer kundër kundërshtarëve politikë dhe personave të tjerë gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Të pandehurit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat dhe prej nëntorit 2020 mbahen në paraburgim në Hagë, ndërsa gjykimi ka nisur më 3 prill 2023 dhe vijon ende.

Next Post

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

Politika kërkon b*le, jo britma!

Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved