Për herë të parë në histori, Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet me 48 skuadra. 16 ekipe kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, teksa shanset e Shqipërisë, pas suksesin madhështor në Serbi, duken reale.
12-të vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës 2026, ndërsa 4 vendet e mbetura do të përcaktohen nga faza play-off.
Si do të funksionojë faza play-off për Kupën e Botës 2026?
12 vendet e dyta nga grupet e kualifikueseve marrin pjesë në play-off, së bashku me 4 ekipe nga UEFA Nations League 2024/25 që në bazë të paraqitjeve në grup.
Pra në total vendet e dyta dhe 4 ekipet nga Liga e Kombeve, do të formojnë 8 çifte, nga ku do të dalin edhe 4 skuadrat që shkojnë në Botëror, përveç 12 vendeve të para.
Pra Shqipëria, në qoftë se e mbyll grupin në vendin e dytë, do të përballet me dy kundërshtarë që përcaktohen me short, në fazën “play-off”, për të siguruar një biletë drejt Botërorit.