Interi kualifikohet me vështirësi ndaj Empolit pas 120 minutave lojë. Zikaltërit shënuan të parët me Sançez, ndërsa Empoli përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Bajrami që shënoi pas asistit të Asllanit, ndërsa më vonë Kutrone i ndihmuar nga portieri i Interit shënoi golin e dytë.
Kur dukej se sfida do të mbyllej me fitoren e Empolit, Interi barazoi me Ranokian. Në shtesa ishte Sensi që vulosi gjithçka me një gol të bukur nga jashtë zone. Në minutën 104, mesfushori italian gjuajti saktë duke mposhtur portierin kundërshtar dhe i dha kualifikimin Interit.
Në fushë titullar luajti Asllani, ndërsa Bajrami dhe Ismajli u aktivizuan në pjesën e dytë. Që të 3 lojtarët bënë një paraqitje pozitive, por që nuk mjaftoi. Me këtë kualifikim, zikaltërit do të ndeshen me fituesin e çiftit, Leçe-Roma.