Nuk ka një datë të përcaktuar se kur mund të hapen qëndrat tregtare apo biznese të tjera jashtë listave të deritanishme, ndërsa lokalet dhe restorantet do jenë të fundit që do të hapen pasi janë në kategorinë e aktiviteteve me rrezik të lartë.
Ministrja e Shëndetit Ogerta Manastirliu tha në Opinion se po bëhet një vlerësim.
‘Jemi duke berë një vlerësim por ende nuk kemi një datë për pëcaktuar, e kemi planin por duhen plotësuar kritetet e komitetit të ekspetëve. Do të bëhet një monitorim dy javor për çdo masë lehtësimi që kemi marrë deri tani. do të vlerësohet se si po e ndjek sistemi shëndetësor dhe reagimi ndaj infeksionit. Do bëhen sugjerimet nga ekspertët dhe më pas do të merret një vendim. Çdo fazë tani lehtësimi është shumë i rëndësishëm për të parë se si do vijohet me fazat më tej.’-tha ajo.