Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka sjellë një episod gjatë ndeshjes me Serbinë të zhvilluar pak ditë më parë në Leskovac. Në parlament, Balla u shpreh se kur tifozët serbë donin të shanin, thërrisnin “Sali Berisha”.
Po ashtu, Taulant Balla tha se “Sali Berisha është një dhëndër i mirë i Serbisë, sepse i ka shërbyer sa herë ka pasur mundësi”.
“Për habinë time, për habinë e plot miqve të tjerë me të cilët isha në Leskovac, para tre ditësh, tifozët serbë kur donin të na shanin na thërrisnin “Sali Berisha, Sali Berisha”.
Ja ka treguar një gazetar që ishte pranë meje, e mori në telefon, i tha “o doktor ca kanë këta tifozët serbe që thërrasin emrin tënd”.
E thërrasin, sepse Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer mirë Serbisë sa herë ka pasur mundësi”, tha Balla.