Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas refuzimit të Presidentit Meta për t’u paraqitur sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.
Nisur nga deklarata e Spartak Brahos, që e quajti një puç këtë vendim të tij për të refuzuar Komisionin, Romeo Kara shkruan se nuk bëhet fjalë për të bërë të njohur parlamentin nga Meta, por ligji të njohë Metën.
“Sot Meta nuk njeh parlamentin te cilit i ka dekretuar vete prej dy vitesh nje sere ligjesh.
Sigurisht qe vetem ai dhe ata si ai, kur e kane mizen nen kesule nuk njohin as ate qe u ka bere koken.
Nuk behet me fjale per te bere te njohur parlamentin nga Meta, por ligji te njohe Meten.”, shkruan Romeo Kara.