Mbretëresha e muzikës polifonike Irini Qirjako njihet gjithmonë për lirshmërinë e saj në intervista. E ftuar në “E Diell” në Top Channel, këngëtarja u kthye pas në kohë dhe kujtoi ditën kur u takua me bashkëshortin e saj. “Kur e pashë për herë të parë s’më pëlqeu” ka rrëfyer ajo “më vonë kur filloi të fliste fillova ta pëlqeja dhe kur e pashë që ai bënte shumë pas meje, u martova me të” ka treguar me të qeshur këngëtarja.
Qirjako gjithashtu pohoi se bashkëshorti e ndihmonte në punët e shtëpisë duke dhënë kontributin e tij sidomos në larjen e enëve.
“Sa i takon parave, ato që fitoj në koncerte i mban gjithmonë ai”, ka përmbyllur rrëfimin e saj këngëtarja e mirënjohur.
Kujtojmë se bashkëshorti i Qirjakos është me profesion ushtarak.
Ajo zbuloi shumë të pathëna për jetën e saj. Irini tregoi se dikur një fans ishte fiksuar me të, aq sa bënte sherr edhe me gruan.
“Një kolegu im më tregon aman moj Irini ta dish ti është një fans i yti shkodran, kudo ku shkon mban fotografinë tënde, edhe në gjumë fle me fotografinë tënde. Hall i madh se ai bënte sherr edhe me gruan. Gruaja e tij u bë xheloze, plasi sherri në familje. I thashë po ç’faj kam unë. Fansat janë të çmendur pas artistëve”, u shpreh Irini.