Një tjetër status në rrjetet sociale nga sekretari i përgjithshëm i Partise Demokratike, Flamur Noka, ka ngjallur jo pak ironi online.
Jo vetëm si personazh publik, por edhe përmbajtja që publikon në profilin e tij zyrtar vijon të perceptohet si komike.
Së fundmi, Noka ka shpërndarë një biletë avioni në përpjekje për të ironizuar qeverinë, por sipas reagimeve në rrjet, tentativa ka prodhuar më shumë humor sesa argument.
Në vend të një mesazhi politik të strukturuar, statusi është parë si një tjetër episod që e bën komunikimin e tij më qesharak sesa bindës.







