Fakt që tregon, se gjurmët e “ujkut” Balili, duhen kërkuar, pas gjurmëve të “dhelprës” që struket në presidencë ose të 2-3 “zarave” të tij, qofshin edhe klloun, apo analistë
Vetëm 1 muaj, pasi LSI u ul në kolltukët e pushtetit “Rama-1”, pronarët e partisë “morri i kuq” Ilir Metaj e Dr Monika Kryemadhi, u dhanë urdhër ministrave, të emërojnë urgjent, drejtorët e pjesës së pushtetit, të partisë nëpër zona.
kazansana giriş
Në listën e ministrit Edmond Haxhinasto, ishte dhe Klement Balili, për postin Drejtor i Transportit Rrugor të Rrethit Sarandë, ku bashkëngjitur listës me shënimin “Saranda me përshpejtim”, shef Likja i kishte çuar dhe këtë kërkesë, të firmosur nga vetë “Eskobari”, siç është etetiketuar nga policia Greke:
– “Unë Klement Balili, diplomuar “Drejtësi” në Fakultetin “Kristal” dhe kam marrë titullin “Jurist” në vitin 2009 me rezultate të mira, si dhe kam kryer, Master Niveli Dytë MND, Dega “E Drejta Civile” Profili Shkencor. Përsa më sipër, mendoj, se kam aftësitë dhe shpreh dëshirën, të punoj në Drejtorinë e Transportit Rrugor Sarandë, në detyrën “Drejtor”.
Ministri Haxhinasto, firmosi vendimin e emërimit brenda sekondës, ndërkohë që porositi drejtor Balilin, të merrte formalisht sa për dokument në dosje, një Dëshmi Penalitetit, mbasi edhe ai e dinte më mirë se ishte Jurist me Mastër.
Ndërsa tani, që Balili është zbuluar e po kërkohet, nga e gjithë bota si trafikant droge, shefat e partisë “morri i kuq”, Likja, Dr. Mona, Manjani, Haxhinasto e të tjerë që e emëruan drejtor, po bëjnë sikur nuk e njohin, sikur nuk e kanë parë e takuar asnjëherë, sikur nuk kanë asnjë lidhje me të, ndërkohë që i inauguraun super hotelin “Santa Quaranta”, morën dhuratë nga një apartament në Sarandë dhe kishin në dispozicion falas, nga një suitë private brenda super hotelit, ku shkonin çdo fundjavë./Pamfleti