Pas akuzave nga PD -ja si bashkëpuntor♪7 i Klement Balilit dhe si një nga promovuesit e tij si Drejtor i drejtorisë së Transportit Sarandë Ilir Meta nuk ka hezituar në atë kohë në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të sulmoi Berishën për sulmet ndaj tij.
“Unë nuk kam asnjë kompleks ndaj askujt, se kam dëgjuar shumë histori dhe përralla. Kam dëgjuar që ka qenë Meta në inaugurimin e hotelit të Sarandë. Po ju them që Ilir Meta do të shkojë në çdo hotel që do të ftohet nga çdo qytetar, në çdo kioskë që do të bëhet, nëse do ketë mundësi.
Dhe nuk do të shkoj nëse nga Policia apo SHISH do t’i thobë që z.Meta mos shko aty se ky merret me këtë lloj trafiku. Për histori të tilla nuk kam asnjë lloj meraku apo kompleksi. Kam dëgjuar edhe nga doktori i digjitalit që flet për këtë. Po mos harrojmë që personi në fjalë ka qenë edhe aktivist i PD kur kryetar ishte ai, Berisha.
Dua t’i them që unë nuk jam për dënime kolektive. Nëse personi në fjalë ka probleme me ligjin, të përgjigjet para drejtësisë.
Unë nuk kam asnjë kompleks pse një i afërm i tij është kryetar i një bashkie, në Delvinë. Çdo njeri duhet të paguajë vetë për shkeljen e ligjit, dhe për problemet që ka me ligjin dhe drejtësinë. Koha e dënimeve kolektive ka ikur”, tha Meta.