Dordoleci i vizave as që ekziston as si dordolec që tremb zogjtë por është një klithmë e këtyre plehrave që akoma po vërviten për të nxirë vendin e pse jo edhe mendjen e ndonjë shpellari që ka nivel intelektual me sojin e këtyre.
Pezullimi i vizave as që imagjinohet, sepse nuk ndodh kurrë. Për tu pezullar lëvizja e lirë (edhe ajo provizore), duhen votate 26 vendeve antare dhe sikur një nga antarë ta refuzoj vendimi i 25 të tjerave është nul.
Pra ashtu siç është dhëne statusi i lëvizjes pa viza me vota unanime pa asnjë kundra, ashtu vendoset edhe për pezullimin nga KE dhe jo nga shtetet kërkuese.
Nje shtet anëtar i BE mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë dhe është Komisioni Evropian që do të shqyrtonte kërkesën e pezullimit provizor.
Por ja çfarë shkruan Monika në tentativë për t’i trembur qytetarët, duke u mburrur se sa ka bërë ajo dhe partia bordello LSI që nuk ka lënë hu pa thyer, kur kishte në dorë tepsin dhe dybekun që e mori pas në 2017-ën.
Ky njeri merr peng të ardhmen e shqiptarëve. Rilindja me LSI morën një Shqipëri në NATO dhe gati duke marrë statusin kandidat. Por LSI nuk votonte tre ligje për një kryetar qarku të Fierit, pasi votat e tyre të LSI votuan për një anëtar tjetër ishte një vendim politik.
Nëse e mbani mend, se vendet në tranzicion siç jemi ne memorien e kanë shumë të shkurtër ky njeri që na betohet për integrimin, e mbani mend se si kërcënonte për të mos liberalizuar vizat për shkak se do të largohen 1 milion shqiptarë. Në më pak se 28 muaj ky ka shkatërruar procesin Shqipërisë do ti rikthehen vizat. Është një vendim i holandezëve. Tani ka filluar procesin edhe Zvicra.” /Ekskluzive.al