Deputeti Erion Braçe thotë se 900 milionë dollarë nga buxheti i shtetit shkojnë vetëm për pagimin e administratës. Gjë që sipas tij, administrate nuk e justifikon.
“Ku venë paratë e shqiptarëve?
900 milion USD rroga për sektorin publik dhe administratën e shtetit.
Degjoni vazhdimisht “rrisni rrogat, rrisni rrogat ne shtet”, po shihni se sa shume paguajme per rrogat, 900 milion dollare vitin tjeter!!
Jane shume para;
Por a janë efektive?
Une mendoj qe JO dhe ja perse;
Rroga do paguajmë 900 milion USD vitin tjeter; 68,196 lekë është sot rroga mesatare në sektorin publik, ne administrate eshte edhe me e larte!
Por unë mendoj që nuk janë efektive kur administrata nuk sherben, nuk e ndjen as ne mendje e as ne zemer sherbimin, nuk e ka qëllim shërbimin, rezultatet, rritjen përmes tyre.
Se eshte keshtu nuk ben punen e nuk ben sherbimin, madje madje harxhon muaj te tere pershembull edhe per te “bere letrat” per te marre parate e ndihmes per rindertimin nga Italia bujare;
Qytetaret i vonon, i bezdis, i poshterron derisa te dorezohen e paguajne pertej ligjit.
Paratë janë, tani na duhet administrate funksionale për të justifikuar paratë”, shkruan Braçe.