• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kur skuthat e informacionit shqiptar fshihen pas organizatave ndërkombëtare

April 3, 2023
in Debat

Pika e zeze

Dje Ricardo Gutierres, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Europianë, ka dënuar deklaratën e kryebashkiakut tëTiranës Erjon Veliaj që ka identifikuar dy personat, që sipas tij qëndrojnë pas profileve të Lolitës dhe JOQ, duke e konsideruar kët një “sjellje të rrezikshme”.

Teoria e çuditshme e Ricardo Gutierres është se portalet shqiptare online kanë të drejtë të mbeten anonime për të garantuar lirinë e shtypit. Po çfarë ka deklaruar në të vërtetë Gutierres?

”Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që zbuloi identitetin e administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo gazetareske, ndihmojnë për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo).

Z. Veliaj publikoi emra dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më pare, ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte drejt tyre, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin. (…)

Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kundërshtues” deklaroi.

Në Federatën e Gutierres në fakt aderojnë me mijëra gazetarë nga vende të ndryshme europiane në të cilat shtypi është i lirë pikërisht sepse njihet pronësia. Si të thuash që liria e shtypit nuk mbrohet duke punuar në klandestinitet siç ndodh sot me shume portalet shqiptare. Veliaj ka bërë publike emrat e pronarëve të faqeve dhe jo emrat e gazetarëve që punojnë aty, pra nuk kuptohet domethënia e protestës së Gutierresit.

Megjithate anonimati i gazetarëve (dhe botuesve) është një domosdoshmëri vetëm në vendet nën diktaturë dhe me të ngjarë Gutierres i referohet pikërisht atyre vendeve duke ngatërruar Shqipërinë me Kolumbinë, me Rusinë apo Irani, ku mosdakordësia me pushtetin arrihet të shprehet vetëm në anonimat.

Po kush mund t’ja ketë prezantuar dhe futur në kokë Gutierres se në Shqipëri, vend i NATO-s dhe kandidat për t’u futur në Bashkimin Europian, të bësh informacion është e rrezikshme si në Kolumbi deri në atë pikë sa duhet të mbetesh aninim? Për ta zbuluar mjafton të shohësh se kush është përfaqësuesi i Shqipërisë në Federatën e Gutierres:

Është Armand Shkullaku, që nga portali i tij plotësisht publik arrin të bëjë lirshëm opozitë prej vitesh pa u kërcënuar nga askush. Natyrisht që Shkullaku i ka paraqitur Gutierresit bindjet e Sali Berishës sipas të cilit media në Shqipëri jeton si në Kolumbi.

Shkullaku, nga vila e tij milonere në resortin më të pasur në Tiranë, as është përpjekur t’i tregojë Gutierres se ata që po luftojnë prej vitesh kundër anonimëve në median shqiptare janë pikërisht gazetarët, të paktën ata profesionistë. Është vetëm një detaj pastaj që Armand Shkullaku në të shkuarën, tregohej pikerisht si një nga autorët anonimë të Lolitës?.

Pra, siç i ndodh shumë të huajve që nuk njohin vendin tonë, edhe Ricardo Guitierres ka mbetur viktimë e kurtheve politike alla shqiptare. Duke e përdorur kështu pa dijeninë e tij.

Next Post

Sot nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, akuzohen për krime lufte! Shqiptarët fillojnë të mblidhen në Hagë për protestën: Padrejtësi!

The Financial Times: Gjyqi i Kosovës për krimet e luftës tregon nevojën për përgatitje në Ukrainë

Agravohet debati në BBV, Efi ironi me Dea Mishel: Je e harruar zemër, dua të bësh valixhen gati! Blogerja: Jam në krye, jam më e forta

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved