Burrat përballë grave, cilët janë më të mençur?
Kjo është pyetja “1 milionë dollarëshe”, që ka prodhuar pa fund aforizma, shpesh ironike dhe me humor.
Në vijim, supershendeti.com ka perzgjedhur 30 shprehje për burrat vs gratë, të cilat përveçse mund të argëtoheni tani duke i lexuar, mund edhe t’i përdorni në situata të caktuara për të dalë nga ndonjë situatë e sikletshme.
Ose, për të “ngushëlluar” veten pse nuk ju eci lidhja e fundit
Le të plasë pra “lufta”, burra vs gratë
- – Mashkull i suksesshëm është ai i cili fiton më shumë para, se sa mund të shpenzojë gruaja e tij. Femra e suksesshme është ajo e cila gjen një mashkull të tillë.
- – Turp është ajo që ndjeni, kur jeni dakord me femrën që është në dashuri me ty, se ti je mashkulli i cili mendon se jeni.
- – Në qoftë se një mashkull të do, asgjë nuk mund ta mbajë atë larg nga ju. Nëse nuk të do, asgjë nuk mund ta mbajë atë pranë jush.
- – Të gjitha gratë duhet të martohen, por asnjë mashkull.
- – Mashkulli është si një mace: ndiqe, dhe do të vrapojë të largohet. Injoroje, dhe do të vijë të fërkohet pas këmbëve tuaja.
6 – Në një martesë të lumtur, është femra që kontribuon për klimën dhe mashkulli kontribuon për peizazhin.
- – Kur një mashkull flet me një femër për mëkatet e tij, zakonisht e bën këtë për të shtuar edhe një.
- – Një mashkull nuk është i plotë derisa të martohet. Pastaj… është i mbaruar.
- – Çdo burrë dëshiron një grua për të përmbushur anën e tij më të mirë, mirësinë e ndjenjave dhe idealet e larta, dhe… një tjetër grua për të ndihmuar atë që të harrojë të gjitha këto.
- – Femrat preferojnë më shumë të jenë të bukura sesa të mençura, sepse meshkujt idiotë janë shumë më tepër sesa të verbërit.
- – Burrat janë si qentë. Gjithmonë kthehen mbrapa. Femrat janë si macet. Bërtitu një herë dhe nuk do t’i shohësh më kurrë.
- – Gratë janë më të mençura se meshkujt, sepse ato dinë më pak, por kuptojnë më shumë.
- – Një mashkull i cili nuk i thotë gënjeshtra një femre, nuk kujdeset shumë për ndjenjat e saj.
- – Gruaja kërkon shumë nga një burrë, ndërsa burri kërkon vetëm një gjë, por nga shumë gra.
- – Femrat mendojnë se të gjithë meshkujt janë të njëjtë, sepse ato i trajtojnë me të njëjtën mënyrë të gjithë meshkujt.
- – Disa meshkuj kanë atë që e kanë merituar, të tjerët janë… të pamartuarit.
- – Meshkujt që ia dalin më mirë me femrat, janë po ata të cilët ia dalin mrekullueshëm dhe pa to.
- – Femrat pëlqejnë meshkujt e heshtur, mendojnë se i dëgjojnë.
- – Gruaja fsheh nga burri të kaluarën e saj, burri nga gruaja të ardhmen e saj.
- – Gruaja ka fjalën e fundit në çdo grindje. Çdo gjë që burri thotë pas kësaj, është fillimi i një grindje të re.
- – Femrat kujtojnë vetëm meshkujt që i kanë bërë të qeshin, ndërsa meshkujt vetëm femrat që i kanë bërë ata të qajnë.
- – Gruaja e pavarur është ajo e cila nuk ka gjetur asnjë burrë, që do të donte të jetë i varur nga ajo.
- – Një vajzë me të ardhme duhet të shmangë një mashkull me të kaluar.
- – Burrat harrojnë, por kurrë nuk falin. Femrat falin, por kurrë nuk harrojnë.
- – Një burrë kurrë nuk e di si të thotë lamtumirë. Një grua kurrë nuk e di, se kur duhet ta thotë.
- – Mashkulli vjedh puthjen parë, lutet për të dytën, kërkon të tretën, merr të katërtën, pranon të pestën dhe toleron të gjitha të tjerat.
- – Meshkujt mendojnë për femrat. Femrat mendojnë se çfarë mendojnë burrat për to.
- – Asgjë në pamjen e jashtme të burrit nuk e nevrikos më shumë gruan sesa mungesa e parave.
- – Pse një grua që ka shumë burra është zuskë? Dhe pse një burrë që ka shumë gra nuk jam unë?
- – Kjo është e gjitha që ju duhet të dini në lidhje me burrat dhe gratë: gratë janë të çmendura dhe burrat janë budallenj. Dhe arsyeja kryesore pse femrat janë të çmendura, është se burrat janë budallenj.