• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kurt Kister, ish-kryeredaktor i “Süddeutsche Zeitung”: Bukur ishte dikur në Amerikë

February 14, 2026
in Blog

Herë pas here e di se ku dëshiron të shkosh. Por të paktën po aq shpesh e di se ku nuk dëshiron të shkosh. Ndonjëherë ndodhin të dyja bashkë: Në fakt dëshiron të shkosh diku, por për shkak të pengesave aktuale ose ligësisë së tepruar, përsëri nuk dëshiron të shkosh. Tingëllon e çuditshme? Disa mendime rreth kësaj.

1) SHBA. Kur ne – të paktën shumica e lexuesve të kësaj kolumne – ishim më të rinj, më të bukur dhe më optimistë, jetova për pak vite në Washington. E doja shumë atë vend, më pëlqente të isha në Nju Meksiko ose Kaliforni, i gjeja shumë amerikanë (në redaksinë ku dikur bëja pjesë, për korrektësi politike shkruhet vetëm: SHBA-amerikanë) të këndshëm ose të paktën interesantë. Atëherë e imagjinoja ndonjëherë se do të blija një shtëpi të vogël druri në Bisbee/Arizona dhe më vonë do të kaloja atje disa javë në vit, kur të isha aq i moshuar sa jam sot.

Sot jam i lumtur që nuk e bleva kurrë atë shtëpi druri. Nuk do të udhëtoj më në SHBA, të paktën jo për aq kohë sa Trump apo një Trumpist është në pushtet. Arsyet e përgjithshme për një vendim të tillë janë të njohura: Amerika po zhvillohet drejt një shteti pjesërisht të padrejtësisë, që qeveriset nga një hiper-narcis senil. Nuk dua të ulem në aeroportin “Donald Trump” në Washington DC, të hyj në qytet përmes “Harkut të Trumpit” dhe më vonë të mbërrij në Nju Jork në stacionin e trenit “Donald Trump”. Jam adhurues i madh i gjërave bizare, e kam duruar këshillin botues të Süddeutsche Zeitung për 15 vjet, lexoj Ezra Pound dhe Ernst Bloch. Por, meqë atë pjesë jo të parëndësishme të Amerikës që zgjodhi Trumpin dhe e mbështet deri më sot e konsideroj thellësisht të padenjë (disreputable), nuk do t’i shoh më Canyonlands, Seattlein dhe Santa Fe.

Kjo nuk është një deklaratë politike. Nuk i përkas as atyre që bëjnë thirrje për bojkot të gjërave amerikane (Amazon, Microsoft, Tesla, Coca-Cola etj.). Kjo më tingëllon shumë si: “Gjermanë, mos blini nga amerikanët”. Tingëllon në mënyrë të pakëndshme gjermane. Thjesht sot do të ndihesha shumë keq në SHBA, aq më tepër që gjatë hyrjes do të më duhej të zbuloja menjëherë të gjitha të dhënat e mia, përfshirë të gjithë numrat e telefonit dhe adresat e emailit. Që Amerika, sa i përket lirisë, do të bëhej një ditë si Kina, nuk do ta kisha menduar. Atëherë. Turp t’ju vijë. Pergatiti Enver Robelli

Next Post

Dash Sula dhe shumica e heshtur antiberishë në elektoratin shqiptar

Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”! Sula-Ramës: Ju kam kritikuar, por vlerësoj maksimalisht vizionin tuaj

Ligji i ri nr. 10/2026, ndryshon tërësisht përzgjedhjen e anëtarëve në institucionet e drejtësisë! Mbyllet përfundimisht dera për çdo të shkarkuar apo që i'u shmang vetingut

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved