Prej disa javësh Taulant Balla është kthyer në epiqendrën e goditjeve dhe sulmeve politike që vijnë nga Partia Demokratike.
Diku me pa të drejtë, opozita sulmon, diku bllof, e diku pretendon se ka të drejtë për gjithçka dhe kudo përpiqet të fusë Taulant Ballën. Kjo është zgjidhja e PD-së dhe strategjia e saj politike.
Por përtej kësaj ka një histori, e cila po bie në sy. Ka një fakt tjetër, që po konstatohet ditë pas dite, që Taulant Balla disa aksione të Partisë Demokratike, i thotë para se ato të ndodhin.
Më e fundit ka ndodhur sot. Balla ka bërë një qëndrim publik, ku ka thënë se Basha kërkon të destabilizojë Parlamentin Europian.
Më pas reagoi Genc Pollo, duke i thënë Ballës se “Ti je turpi i Parlamentit Europian”, duke konfirmuar kështu se PD diçka do të bënte.
Nga ana tjetër disa ditë më parë Balla, publikoi të dhëna konfidenciale nga brenda PD-së, në lidhje me disa video të montuara, që po bëheshin gati nga stafi Bashës dhe kjo rezultoi e vërtetë.
Përveç kësaj Balla ka paralajmëruar çdo aksion politik të Lulzim Bashës, gjithçka ai e ka thënë dy ose tre ditë më parë.
Taulant Balla konsiderohet si një nga kundërshtarët më të ashpër të Lulit, me një informacion të çuditshëm mbi aksionin politik të Partisë Demokratike, mbi gjithçka që ndodh në PD, Balla e thotë një ose dy ditë para.
LEXO EDHE: “Padrino i baronit të drogës, të ikë nga delegacioni”/ PS-PD përplasen edhe në PE
Kjo ngre hije të forta se një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Lulzim Bashës, shumë prej tyre nuk i besojë më Bashës, por ende qëndrojnë pas tij dhe informojnë numrin dy të PS-së.
Ose Basha është një i paaftë që i rrjedh informacioni, ose Balla ka kapur hallkat diku lart në krah Lulzim Bashës, ekziston dikush që i jep informacion zyrtarisht Partinë Socialiste.
Përtej Ballës, mund të jetë edhe dikush tjetër që mbledh informacione dhe ia servir, por një fakt është i padiskutueshëm Taulant Balla jep informacione mbi aksionin politik të PD-së një ose dy ditë para se ato të ndodhin.
Ai flet për çështje konfidenciale, dokumente, për video, skandale, për denoncime dhe gjithçka që do bëjë opozita. Këto Balla nuk i bën pasi opozita flet, nuk reagon pasi i nxjerr opozita, por i paralajmëron, ç’ka tregon se është në dijeni dhe se informohet sistematikisht.
Këtu nuk duam të ngremë hije dyshime dhe të hedhim tymnaja, por fakti është fakt dhe kjo ndoshta ka shqetësuar Lulzim Bashën.