Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Policoro (Bari) të Italisë, ku një 28-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë.
Përmes të njohurve të 28-vjeçarit të ndjerë, JOQ.al mëson se identiteti i viktimës është Besmir Perona nga fshati Sul i Devollit.
Qytetari, i njohur i Peronës tha për JOQ.al:
“Përshëndetje JOQ! Më morën shokët dhe ma dhanë lajmin sot, djali është Besmir Perona, 28 vjeç nga fshati Sul i Devollit dhe ka mbetur i vrarë nga një makinë natën e kaluar. Jam nga i njëjti fshat me të dhe jetoj në Itali edhe unë”
Ndërkohë media lokale NuovoSUD.iT shkruan:
“Një 28-vjeçar shqiptar ka vdekur pasi u godit nga një makinë e drejtuar nga një qytetar lokal, i cili menjëherë ndaloi për t’i ardhur më pas në ndihmë. Ngjarja ndodhi sonte (mbrëmë) në Via Lido, Policoro, teksa i riu ishte duke ecur në shoqërinë e një bashkatdhetari tjetër që po ashtu mbeti i plagosur dhe u transferua në spital. Policia komunale dhe karabinieri ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po zhvillohen hetimet për rindërtimin e skemës së incidentit me pasojë vdekjen”.