Zbulohet dhe arësyeja se përse deputetët demokratë, ndryshe nga kreu i PD Lulzim Basha janë vënë në mbrojtje të kryebashkiakut Fran Frrokaj. I cili gjendet nën arrest shtëpie pasi me firmën e tij është tjetërsuar tërë bregu i detit tek “Rana e Hedhun” në Lezhë.
Një aferë që ka vënë nën arrest, me burg ose shtëpie gjysmën e bashkisë së Lezhës dhe të sekserëve të tyre.
Ka qënë një denoncim i ish zv.shefit të policisë së Shkodrës në vitet ’90, tashmë në azil politik në Kanada, Gjek Çelaj, ai që ka vënë në lëvizje strukturat e shtetit. Por që zbuloi një masakër të madhe me tokat në bregdetin e Lezhës, që nuk besohet se mund të kufizohet vetëm tek “Rana e Hedhun”, që fillon matanë portit të Shëngjinit.
Flitet se është abuzuar dhe në Kune Vain, Ishull Lezhë dhe në Tale. Ndërtimet kanë mbirë si kërpurdhat pas shiut, dhe në këtë zonë ka banorë nga të gjitha trevat e veriut dhe jugut, ndërsa me pikatore janë ata vendas.
Mësohet gjithashtu se e kanë “ngjyer” dhe disa deputetë dhe ish ministra, pa diskutim të të gjitha partive politike. Me prejardhje nga zona e Lezhës, Shkodrës por dhe deri në Sarandë dhe Gjirokastër, apo Tiranë.
Ish ministra socialistë, demokratë e të LSI, që për momentin për mungesë dokumentacioni të shkruar nuk po ua përmendim emrin. Por që nuk përjasshtohet që në të ardhmen e afërt të japim listën e plotë të tyre, madje dhe me parcelat që zotërojnë në këtë zonë.
Ndërkohë Gjekë Çelaj në një intervistë për mediat thotë se një deputet i Lezhës ka tokë në Kune. “Mbi të gjitha më bënë përshtypje qëndrimet e disa politikanëve qëndrorë. Një deputet i Lezhës, i cili ka tokë në Kune, pranë Shëngjinit, me pasionin e një të marri dhe me argumentet e një karabushi, u përpoq në TV Klan ta paraqesë procesin penal të vjedhjes së tokave si proces politik.
Kryetarja e LSI-së, me një mendjelehtësi të paimagjinueshme dhe guxim të pashembullt për të përdorur të pavërtetat, pohoi: “Këto arrestime bëhen sepse njerëzit kanë qëndrim të kundërt politik me kryeministrin e radhës”. Duke u vënë haptas në mbrojtje të krimeve, në aferat me pronat zonja u përpoq të shfajësonte të akuzuarit dhe kështu të frymëzojë njerëz të tjerë që në të ardhmen të grabisin pronat e huaja dhe të gjejnë mbrojtje në foletë politike të ngrohura nga “klloçkat e pangopura”.
Në qoftë se pohimi i saj se njerëzit ishin arrestuar pse mendonin ndryshe nga Kryeministri është i vërtetë, atëherë zonja i bën një nder Kryeministrit që nuk e di a e meriton.
Kulmin e budallallëkut dhe të pafytyrësisë e arriti pohimi i një ish-Ministri Drejtësie, me pamjen e një speci djegës, i cili pohoi se “Edhe sikur argumentet e policisë politike të jenë 100% të vërteta, ato prapë quhen politike dhe të njëanshme. Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti”.
Një pohim i tillë, i bërë nga një jurist dhe figurë politike, provon shkallën e lartë të bastardimit tonë moral dhe kufizimet e thella intelektuale të shumë prej atyre që na kanë qeverisur apo na qeverisin”, nënvizon Çelaj.
Nga PD dy deputetë kanë mbrojtur me pathos kryebashkiakun demokrat të Lezhës Fran Frrokajn sapo është ndaluar nga policia.
Ata janë nënkryetari i Kuvendit përfaqësues i PD Edi Paloka dhe ish ministri i Drejtësisë, deputeti kryesues i listës së qarkut të Lezhës Aldo Bumçi. I cili foli në TV Klan dhe mbrojti fort Frrokajn.
Ky i fundit besohet më shumë se ka tokë në Kune- Vain, afër Shëngjinit.
Por i takon organeve ligjzbatuese që të hetojnë dhe të dalin në përfundim se kush ka tokë tjetër veç Bumçit apo Palokës në këtë qark.
Madje pa pasur asnjë lidhje gjaku apo miqësore kanë përfituar tokë ndër vite. Por mund të hetojnë se kush ka pjesë dhe tek porti i Shëngjinit, e “flota” e tij./Pamfleti.com