Partia Demokratike shpërndau ditën e sotme filmime nga një takim i Bashës në Durrës ku njoftoi se ishte takuar me një biznesmen të madh i cili u dakordësua me planin e tij ekonomik.
Por cili është sipërmarrësi Bardhyl Baltëza i cili u marketua nga “selia blu” dhe mediat pranë saj si një biznesmen i pavarur?
Mediat raportojnë se biznesmeni durrsak që takoi Basha ka qenë një ndër deputetët e parë të Partisë Demokratike, në vitet 91-92.
Kjo nuk është hera e parë që kryedemokrati shkon pikërisht të takojë sipërmarrës që janë dhe anëtarë, ish-funksionarë, apo simpatizantë të PD.
Kjo sidomos pasi tentoi me takime të rastësishme me bizneset, të cilët nuk mund t’i ankoheshin Bashës për taksat pas vendimeve më të fundit të heqjes së TVSH-së dhe tatim-fitimit për bizneset e vogla.